Ekip
04 Prill 2020•Përditësim: 06 Prill 2020
Kina me tri minuta heshtje nderoi viktimat e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë në gjithë vendin dhe në ambasadat dhe konsullatat kineze jashtë vendit.
Me këtë rast, u ndërprenë gjithashtu të gjitha aktivitetet rekreative publike.
Duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit, me tri minuta heshtje, të shoqëruar nga sirenat e alarmit për sulm ajror, kinezët në makina, trena dhe anije kanë nderuar të gjitha viktimat e virusit, si dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët punuan pa u lodhur për eliminimin e virusit.
Deri më tani, në Kinë janë raportuar gjithsej 81.639 raste të sëmundjes, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 3.326.