Muhammed Yasin Güngör
09 shtator 2026•Përditësim: 09 shtator 2026
Apple prezantoi telefonin e saj të parë të palosshëm, iPhone Duo, gjatë aktivitetit të saj vjetor të zhvilluar të mërkurën në selinë e kompanisë në Kaliforni, transmeton Anadolu.
“iPhone Duo është ndryshe nga çdo iPhone që keni përjetuar më parë”, u tha në materialin prezantues.
Pajisja ka një dizajn asimetrik që shpaloset në një ekran 7,6-inçësh Super Retina XDR. Ky ekran i brendshëm është 50 për qind më i madh se ai i iPhone 18 Pro Max dhe 80 për qind më i madh se modeli standard Pro, të cilët u prezantuan gjithashtu gjatë aktivitetit.
Kur hapet plotësisht, pajisja cilësohet si iPhone-i më i hollë i prodhuar ndonjëherë, ndërsa përdor një kornizë prej titani të nivelit të industrisë së hapësirës ajrore për të ruajtur qëndrueshmërinë strukturore.