Ekip
04 nëntor 2020•Përditësim: 04 nëntor 2020
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi se ka pasur një "përshpejtim të mëtejshëm" në përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Evropë javën e kaluar janë regjistruar një numër i madh i rasteve të reja, thuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të të infektuarve në mbarë botën.
Agjencia shëndetësore e OKB-së theksoi se në raportin javor të publikuar të martën vonë, vendet evropiane regjistruan 46 për qind më shumë raste vdekjeje, në raport me një javë më herët.
Në Evropë, Franca, Italia dhe Britania e Madhe regjistruan numër rekord të rasteve të reja, ndërsa Andora, Çekia dhe Belgjika regjistruan shkallën më të lartë për kokë banori.