Kemal Karadağ,Yeşim Sert Karaaslan,Enes Kaplan
29 dhjetor 2016•Përditësim: 30 dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit në Siri tha se "palët kanë premtuar të ndalojnë sulmet e armatosura duke përfshirë edhe bombardimet ajrore, dhe se nuk do të kryejnë zgjerimet kundër njëri tjetrit për kontrollin e rajoneve. Sigurisht që grupet e pranuara si grupe terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë jashtë këtij armëpushimi. Do të vazhdohet me të njëjtën vendosmëri lufta kryesisht kundër DEASH-it deri në sigurimin e plotë të sigurisë së jetës të qytetarëve turq", raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit që u zhvillua në rezidencën presidenciale kokë më kokë dhe mes delegacioneve kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media dhe i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Pasi një gazetar nga Kosova i ka rikujtuar kujtimet e treguara gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, Erdoğan tha se kujtimi i tij ishte në lidhje me fqinjen shqiptare dhe ka shtuar se "Fëmijët e tezes Suat (fqinja me origjinë shqiptare) qëndronin me nënën tonë dhe ne në shtëpinë e saj, pra nuk kishte një dallim. Ne kështu e donim njëri tjetrin".
Duke vënë në dukje se nuk mund të shprehet se edhe në këto momente ndodhet e njëjta qasje Erdoğan, tha se "Rregullat fqinjësore më parë ishin shumë të ndryshme, dhe shumë më të bukura".
Ndërsa ndaj një pyetjeje nga po i njëjti gazetar se "përse insistoni në mbylljen e shkollave të Fetullah Gülen?" Erdoğan duke tërhequr vëmendjen se shkollat nuk mund të arsimojnë terroristë dhe të rinj që tradhtojnë vendin e tyre, tha se "Nëse një shkollë arsimon të rinj që tradhëtojnë vendin e tyre do të thotë se ajo shkollë nuk e zbaton detyrën kryesore të saj", tha Erdoğan duke rikujtuar se Turqia gjatë tentativës për grusht shteti ka dhënë 248 dëshmorë dhe ka paguar një çmim.
Fondacioni Maarif dhe Ministria e Arsimit në Kosovë të bashkëpunojnë"
Në fjalën e tij presidenti Erdoğan, ka thënë:
"Të dini një gjë se sot në Turqi, nesër ato persona të arsimuar në ato shkolla kryejnë të njejtën në Kosovë. Okupojnë me shkollat e tyre dhe më pas nga ato shkolla të marrin nën kontroll kompetencat në parlament, në institucionet shtetërore. Sepse a nuk sutdiojnë në ato shkolla qytetarë të Kosovës, fëmijët e njërëzve me pozita? Ju llogarinë po e bëni për këto ditë, po vëlla llogaritë duhet të bëhen për 10 vite, 20 vite më pas. Këto në Turqi këto hapa i hodhën para 40 viteve dhe tani kanë nisur të marrin rezultatet. Edhe ne aktualisht këtë po luftojmë dhe teksa kryejmë këtë themi se ‘ne u dogjëm, por Kosova të mos digjet‘. Për këtë arsye Fondacioni Maarif që kemi formuar me arsimin kombëtar të Kosovës duhet të bashkëpunojnë dhe që nga aty rinia e Kosovës të arsimohen si të rinj idealistë dhe të rinj atdhedashës".
Ndër të tjera Erdoğan, ka vënë theksin se Turqia ka paguar një çmim dhe se nuk kanë dëshirën që edhe Kosova të paguaj një çmim të tillë, Erdoğan tha se Turqia ka rezistuar se ka një forcë rezistuese por se Kosova këtë mund të mos e përballojë.
Ndaj një pyetjeje të një gazetari tjetër se ‘në kuadër të dakordësimit për armëpushimin në Siri është theksuar se sot që nga mesnata do të sigurohet armëpushimi. Ju keni patur bisedë me Putin. Në procesin në vijim a është e mundur që armëpushimi të jetë afatgjat?, Erdoğan ka vënë në dukje se Turqia pas rëndimit të krizës njerëzore në Halep ka vazhduar dhe vazhdon të japë çdo mështetje që ajo ka mundësi për ndalimin e konflikteve.
Ai vuri theksin se për këtë kanë bërë përpjekje intensive
"Në etapën e parë si rezultat i përpjekjeve diplomatike treguam kujdes për evakuimin e civilëve në Halepin Lindor ku nxorrëm afërsisht 46 mijë persona duke i vendosur në Idlib dhe shprehëm se ‘po të jetë e nevojshme i marrim edhe në vendin tonë këto njerëz‘ ku në vendin tonë kemi ngritur kampe për këto njerëz. Për një kohë opozitarët sirianë dhe përfaqësues të Federatës Ruse me përpjekjet e vendit tonë zhvilluan disa takime në Ankara të cilan vazhduan vazhdimisht njëra pas tjetrës për të cilat unë kam marrë informacione. Si rezultat i këtyre takimeve mes regjimit dhe opozitës u arrit një dakordësim, ku sipas saj pritet që në këtë mesnatë duke nisur nga ora 24.00 të shpallet armëpushimi në të gjithë Sirinë. Në lidhje me çështjen i nderuar Putin e kreu deklaratën ku dhe pas kësaj zhvilluam një bisedë telefonike. Gjithashtu edhe Ministritë e Jashtme në të njëjtën mënyrë bënë deklarata ku kanë vënë në dukje se palët kanë premtuar se do të ndalojnë sulmet e armatosura duke përfshirë edhe bombardimet ajrore, dhe se nuk të kryejnë zgjerimet kundër njëri tjetrit për kontrollin e rajoneve".
"Do të vazhdojë lufta kryesisht kundër DEASH-it"
"Sigurisht që grupet e pranuara si grupe terroriste nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara janë jashtë këtij armëpushimi. Do të vazhdohet me të njëjtën vendosmëri lufta kryesisht kundër DEASH-it deri në sigurimin e plotë të sigurisë së jetës të qytetarëve turqë", tha ndër të tjera Erdoğan.