Sefa Mutlu
14 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, gjatë bisedës telefonike është diskutuar lufta kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe hapat që do të ndërmerren pas pandemisë, si dhe çështjet rajonale, me në krye Sirinë dhe Libinë.